Ish-oficeri: Më ofruan para për të mos folur

schedule23:14 - 27 Shtator, 2018

schedule 23:14 - 27 Shtator, 2018

Emiljano Nuhu, ish-oficeri i larguar nga Shqipëria, ka deklaruar se militantë partie kanë kontaktuar ditën e sotme me miq të tij për t’i ofruar para në mënyrë që të mos përmendte emrin e deputetit Taulant Balla dhe Rrahman Rraja.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, në studio paralele njëkohësisht edhe me deputetin Taulant Balla, ish-oficeri refuzoi të tregonte emrat e personave që e kontaktuan për t’i ofruar.

Ndërsa, deputeti Balla tha se kjo nuk është e vërtetë dhe do t’i bashkangjitet kallëzimit penal që ka bërë sot për shpifje ndaj Emiljano Nuhu, gazetarit Basir Çollaku që publikoi intervistën dhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Emiljano Nuhu: Më ka çuar një në lidhje miqësore kundrejt shpërblimit, hap gojën që mos ta përmendësh më, nëpërmjet telefonit jam kontaktuar sot. Janë lidhje shoqërore të miat, nuk mund të flas.

Taulant Balla: Edhe kjo deklaratë do t’i shtohet kallëzimit penal ndaj këtij shtetësi, në bashkëpunim me shtetasin Taulant Balla dhe Basari Çollaku, pjesë e këtij inskenimi.

Blendi Fevziu: Një gazetar që transmeton një intervistë nuk paditet. Po mos ta transmetonte, nuk do të bënte punën e tij. Ti zgjidhe me personin nëse ka gënjyer apo jo.

Taulant Balla: Kam dyshime të qenësihme që pjesë të deklarimeve të z.Nuhu i ka shtypur z.Çollaku. Unë kam bindjet e mia dhe këto i kam referuar në Prokurori. Pastaj, sa i pavarur është gazetari, këtë e vendos publiku.  /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!