Një ish-oficer i ushtrisë gjermane është dënuar sot me tre vjet e gjysmë burg për spiunazh për Rusinë.
I dënuari punonte në zyrën e prokurimit në qytetin gjerman të Koblenzit. Ai akuzohet se i ka dhënë dokumente të klasifikuara konsullatës ruse në Bon dhe ambasadës në Berlin.
“Ai i transmetoi informacionet që kishte marrë gjatë punës së tij me qëllim që t’ia dërgonte agjencisë ruse të inteligjencës”, thuhet në aktakuzë.
/abcnews.al