Ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi, i është nënshtruar testit për Covid-19.
Mësohet se ajo e ka marrë këtë vendim, pasi është kthyer së fundmi nga Suedia në Kosovë.
Mirëpo, fatmirësisht Drenusha ka rezultuar negative në testin e bërë para tre ditësh, përgjigjen e të cilit e ka ndarë në rrjete sociale me ndjekësit e saj.
Kujtojmë se prej disa vitesh, Drenusha jeton në Suedi me bashkëshortin Atilla Kardes me të cilin ka ndërtuar familjen e përbërë nga vajza Ynva dhe djali Zak./abcnews.al