Ish-ministri teknik tregon raportet me Haki Çakon: Bënte sikur bashkëpunonte me mua dhe raportonte te Rama

schedule15:41 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:41 - 28 Shkurt, 2020

Pas marrëveshjes Rama-Basha në maj të 2017, Dritan Demiraj u emërua Ministrër i Brendshëm teknik dhe për më shumë se 3 muaj drejtoi një nga kabinetet më të rëndësishme në vend. Por në kohën që PD i është rikthyer kërkesës për një qeveri kujdestare, Demiraj sqaron në një interviste për ABC NEËS arsyet përse qeveria teknike në 2017 nuk ishte efikase.

“Nuk funksionoi për asrye se policia e shtetit ishte krejtësisht politike. Drejtori i Përgjithshëm zoti Çako, në atë kohë pavarësisht se bënte sikur bashkëpunonte me mua dhe të gjitha strukturat komanduese që nga drejtorët e qarqeve, shefave të policisë, të gjithë punonin për PS. Në këtë frymë benzinë më shumë zjarrit i hodhi edhe kryeministri Rama, i cili bëri thirrje haptazi, pra tregoi qëllimet e mirëfillta, që tha pas orarit të punës bashkohuni dhe grumbulloni vota për PS”, shprehet Demiraj.

Ndryshimin me qeverinë teknike në 2017 dhe qeverinë kujdestare që demokratët kërkojnë në 2020, Demiraj e sheh te prezenca e Edi Ramës.

“Në rast se do krijohej një qeveri do të ishte ideale arritja e një kompromisi në të cilin nuk do të ishte kryeministër, zoti Rama’, thotë ai.

Demiraj ka një këshillë për opozitën në zgjedhejt e ardhshme.

“Një këshillë nga ana ime do të ishte që të mendoheshin mirë përpara se të bëjnë propozime, se pa Drejtorin e Përgjithshëm, i cili duhet të emërohet nga ministri pasi të marrë detyrën, nuk do kishte efikasitet, të mos harrojmë që policia e sotme e kryeministrit Rama është krejtësisht politike”, thekson Demiraj.

Dhe mënyrën se si funksiononte Policia në 2017, Demiraj e shpjegon me marrëdhënien e tij me ish-drejtorin e Policisë, Haki Çako.

“Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj kërkesën time për shkarkiminn e shefit të komisariatit 6, shefit të komisariatit të Bulqizësm, të Dibrës, të Vaut të Dejës, të cilët shpërndanin para haptazi. Dhe unë komunikoja me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, zotin Çako, por që ai çdo ditë raportonte në Kryeministri, për të bërë të kundërtën e propozimeve që bëja unë”, thotë ish ministri teknik.

Propozimi i demokratëve nuk është pranuar nga maxhoranca, e cila është shprehur e bindur se do të mbyll mandatin e saj deri në vitin 2021./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!