Ish-ministri Tahiri u mor në pyetje në Prokurori

schedule19:07 - 27 Tetor, 2017

schedule 19:07 - 27 Tetor, 2017

Prokurorët e krimeve të rënda kanë marrë në pyetje prej 2 orë e 30 minuta, ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me dosjen Habilaj.
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbërriti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 14.00 të së premtes.
Bashke me të, në organin e akuzës ishin dhe dy avokatët mbrojtës, Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari.
Të enjten deputetit Saimir Tahiri, i ishte dorëzuar nga Prokuroria e Krimeve të Renda fletë-thirrja për tu paraqitur pranë këtij organi.
Tahiri ka qëndruar në prokurori rreth 2 orë e 30 min, ku është pyetur nga 2 prej prokurorëve të kësaj dosje, Vladimir Mara dhe Dritan Premçi,
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se deputeti Tahiri ka mohuar të gjitha akuzat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të ngritura ndaj tij.
Tahiri mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me Habilajt, pavarësisht se ata ishin kushërinj të tij të largët.
Pasi ka lënë ambientet e Prokurorisë, Tahiri nuk dha shumë shpjegime lidhur me pyetjet e prokurorëve apo deklarimet e tij.
Ish-ministri theksoi se do të vijojë betejën ligjore për drejtësi.
Burime kofidenciale bëjnë të ditur për ABC News se dy nga tre prokurorët e çështjes do të takojnë prokurorët e Katanias ne Itali, të cilët kanë kryer dhe përgjimet e grupit kriminal të Moisi Habilajt. Së bashku me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të udhëtojë edhe prokurori tjetër i çështjes, Gentian Osmani. Mbi deputetin Saimir Tahiri prokuroia ka ngritur dy akuza; trafik të narkotikëve të kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shteterorë.

https://www.youtube.com/watch?v=r1mtNv7zIXY

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!