Ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Posacme të Apelit. Gjyqi për ish ministrin Tahiri është shtyrë disa herë për shkak të mungesës së tij në seancë ose nga situata e krijuar për shkak të pandemisë.
Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc News se përveç ish ministrit në seancën e sotme do të jetë i pranishëm edhe ish drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela i cili është vetë dorëzuar disa ditë më parë në polici.
Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë ky shtë një vendim që nuk është pranuar as nga ish ministri dhe as nga prokuroria, duke e apeluar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes.
Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn./abcnews.al