Ish-ministri i Millosheviuçit, Vuçiç, gënjeshtra kundër Kosovës: Po përgatisin sulme në veri

schedule12:34 - 11 Gusht, 2022

schedule 12:34 - 11 Gusht, 2022

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, ka vazhduar të enjten me propagandë që Kosova gjoja “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.

“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç, duke mos ofruar as një fakt.

Presidenti i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është duke e sulmuar diku dikë”, raporton nova, transmeton Express.

Thotë se Serbia s’e ka sulmuar askë e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.

Deklaratat e Vuçiçit vinë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /Express.