Ish-ministja e Brendshme e Maqedonisë dënohet me 6 vite burg

schedule13:59 - 8 Tetor, 2018

schedule 13:59 - 8 Tetor, 2018

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, u dënua me gjashtë vjet burg për furnizimin e “mercedezit luksos” C600 për të cilin Prokuroria Speciale Publike ngriti aktakuzën e njohur si rasti “Tank”. Aktgjykimin sot në mesditë e shqiptoi kryetarja e Këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska.

Jankulloska nuk mori pjesë në shqiptimin e aktgjykimit. Në seancë ishin vetëm avokatët e saj dhe përfaqësuesit e PSP-së. Gjykimi për Jankulloskën, që para disa muajve u veçua si procedurë për shkak të shtatzënisë së saj, filloi në fund të muajit gusht të këtij viti, pasi e pandehura kishte lindur.

Në “Tank” tani më janë dënuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burg dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, për furnizimin e automjetet të blinduar “Mercedes C600 Gard” me vlerë prej 600.000 eurosh. /Klan Maqedoni/