Ish-anësori i mbrojtjes kroate, Ivan Striniç, gjatë një interviste për mediat kroate ka komentuar dhe ndeshjen e nesërme tepër delikate, mes Kroacisë dhe Belgjikës.
“Nuk kam folur ende me asnjë prej lojtarëve të kombëtares. Jam duke pritur që ata të kalojnë dhe pastaj unë do t’i uroj. Belgjika ka befasuar negativisht, ata nuk kanë treguar asgjë në këto dy ndeshje. Ata kanë emrat, por jo lojën. Unë me të vërtetë nuk e shoh se si mund të na befasojë Belgjika. Sigurisht, futbolli u jep shanse të gjithëve, por nuk e kuptoj se si mund të kenë mundësi me mënyrën se si janë shfaqur deri më tani. Lukaku nuk ka luajtur futboll seriozisht për dy muaj, Hazard edhe më shumë, De Bruyne nuk mund të bëjë gjithçka vetëm dhe Mertens është në momentin e rënies në karrierën e tij, e kam njohur që nga Napoli, ai është një lojtar i mrekullueshëm, por mosha e bën veten.”,- tha Striniç, për përballjen e nesërme. /i.m /abcnews.al