Ish-maturantët e vitit ’95 në Gjirokastër rikonstruktojnë vullnetarisht një çerdhe

schedule12:22 - 16 Nëntor, 2019

schedule 12:22 - 16 Nëntor, 2019

Një gjest humanizmi ai i rreh 100 ish-maturantëve të vitit 1995 në Gjirokastër. Në mënyrë vullnetare ata kanë rikosntruktuar një cerdhe në qytet. Kryebashkiaku Golemi bëri apel që ky veprim të merrej si shembull për t’u ndjekur dhe nga qytetarë të tjerë.

Ndjenjat humane ekzistojnë edhe sot.

Shembulli konkret vjen nga 100 ish-maturantë të vitit 95 të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastërs, të cilët kanë kontribuar për përmirësimin e çerdhes “Cicërima” në këtë qytet.

Gjendja e godinës dhe veçanërisht e shtretërve ishte e mjerueshme për vogëlushët që frekuentojnë çerdhen.

Kryebashkiaku Flamur Golemi tha se veprimi i ish maturantëve të vitit 1995 është për tu marrë shembull.

Ish maturantët e vitit ‘95 nuk është hera e parë që kontribuojnë në qytetin e gurtë. Ende mbahen mend pemët e blerta dhe të mbjella nga vetë ata pas kalasë së qytetit. Ky është shembulli më i mirë që tregon se nëse bëhemi bashkë gjërat mund të ndryshojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!