Ish-luftëtari i UÇK i bashkohet nismës së bashkisë Tiranë për mbjelljen e pemëve

schedule16:00 - 25 Janar, 2019

schedule 16:00 - 25 Janar, 2019

Ish-ushtari i UÇK-së Artin Eljmazi ka ardhur nga Zvicra ku jeton së bashku me familjen per tju bashkuar fushatës së nisur nga Bashkia e Tiranës për mbjelljen e pemëve. Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Artini dhe bashkëshortja e tij zviceriane, mbollën disa pemë në Parkun e Liqenit.  Teksa vlerësoi ndërgjegjësimin e komunitetit për mjedisin, Veliaj ftoi qytetarët që të shënojnë datat e si 14 shkurti apo 7-8 Marsi për të mbjellë një pemë. Objektivi i Bashkisë së Tiranës edhe për këtë vit sipas kryebashkiakut Veliaj është mbjellja e 150 mijë pemëve të reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!