Fallou Diagne është tashmë zyrtarisht lojtari më i ri i klubit nga India, Chennaiyin. Ish-Mbrojtësi i Vllaznisë në “Abissnet Superiore” ka ndjekur të njëjtën rrugë me ish-trajnerin e shkodranëve.
Thomas Brdaric ka marrë drejtimin e Chennaiyin ndërsa mori me vete edhe mbrojtësin 32-vjeëarë të cilin e ka pasur nënurdhrat e tij te kuqeblutë.
Vetë senegalezi u shpreh tejet i lumtur për këtë aventurë të re ndërsa theksoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën të fitojë trofe.
“Jam shumë i emocionuar pasi për mua është hera e parë që luaj në Indi. Jam shumë i lumtur që i bashkohem klubit të Chennaiyin, shpresoj t’i sjell diçka të re skuadrës dhe ta ndihmoj të fitojmë trofe”, u shpreh Diagne.
F̶o̶r̶e̶ig̶n̶ ̶p̶l̶a̶y̶e̶r̶ ̶u̶p̶d̶a̶t̶e̶?̶ ?
Welcome home, Fallou Diagne! ???#AllInForChennaiyin #WelcomeDiagne pic.twitter.com/jFQhZfhKcR
— Chennaiyin FC ?? (@ChennaiyinFC) June 27, 2022
/f.a/abcnews.al

