Mesfushori francez Blaise Matuidi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli. Këtë e ka bërë të ditur 35-vjeçari përmes rrjeteve të tij sociale.
“Të kam dashur shumë, futboll. Më ke dhënë shumë, por është koha të thuash ndal. I bëra realitet ëndrrat e mia”, thuhet në postimin e lojtarit.
Skuadra e fundit e Matuidit ishte klubi amerikan Inter Miami. Në Evropë, Blaise njihet për paraqitjet e tij për Juventusin e Torinos dhe PSG-në. Si pjesë e kombëtares franceze, mesfushori luajti 84 ndeshje dhe shënoi nëntë gola. Në vitin 2018 ai u bë kampion bote. /G.D abcnews.al/