Ish-lojtari i Arsenalit tregon tmerrin: Doja t’i jepja fund jetës

schedule17:35 - 4 Nëntor, 2022

schedule 17:35 - 4 Nëntor, 2022

Emmanuel Eboue ka patur një karrierë sa të bukur, por edhe të vështirë.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ka luajtur 6 vite me Arsenalin, midis viteve 2005 dhe 2011. Pasi ai u largua nga Arsenali, luajti për katër sezone te Galatasaray dhe më pas u kthye te Sunderland në vitin 2016, por nuk luajti kurrë.

Pasi ai firmosi me sunderland, FIFA e skualifikoi për një vit sepse ai nuk i kishte paguar ish-agjentit të tij 1 milion euro. Eboue pranoi në janar të vitit 2018 se kishte menduar të kryente vetëvrasjen për shkak të problemeve financiare.

“FA më pezulloi nga çdo aktivitet, nuk kisha të drejtë të stërvitesha me asnjë klub. Stërvitesha vetëm dhe më vinte turp.

Dilja vrap në mëngjes, por kishte njerëz të cilët po stërviteshin dhe kërkonin të bënin foto me mua. Pastaj më duhej të stërvitesha natën, nuk kishte dritë, por nuk rrija dot në shtëpi”.

Për Eboue ishte e pamundur t’i shikonte fëmijët e tij në fytyrë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë: “Kur i pashë fëmijët e mi, ata më pyetën se kur do të kthehesha në fushë. Kësisoji, kur dilja në mëngjes bëja sikur qëndroja jashtë dhe shkoja në shtëpi kur fëmijët e mi ishin tashmë në shtrat, nuk doja që ata të më pyesnin pse nuk më shihnin duke luajtur”./ h.ll/abcnews.al