Ish- kyetarja e Gjykatës së Lartë para Vettingut, KPK: Beçaj probleme me formularët

schedule09:41 - 1 Korrik, 2020

schedule 09:41 - 1 Korrik, 2020

Ish- kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, ka dalë sot në një seancë dëgjimore para Vettingut.

Beçaj e cila sot mban detyrën e anëtares së Gjykatës së Apelit Tiranë duket se ka probleme me dorëzimin e disa formularëve,  pasi ajo nuk i ka dorëzuar në kohë.

Sipas KPK, Beçaj nuk ka depozituar në KLD formularin për vetëvlerësimin profesional as brenda afatit, dhe as më pas, në kohën kur do të bëhet gjyqtare e Apelit të Tiranës.

Sipas relativit të KPK, në 17 shkurt 2020 DSIK bëri me dije se Beçaj nuk ka firmosur deklaratën për kontrollin e figurës.

Në 24 shkurt 2020 KLGJ i ka thënë Komisionit që nuk rezulton qe të ishin dorëzuar formularët e kërkuar nga Shpresa Becaj.

Njëkohësisht, KLGJ njofton se kur hyri në fuqi ligji për rivlerësimin kalimtar ajo nuk ishte në funksionin e gjyqtares.

Beçaj ka sqaruar rrugën ligjore të saj pas përfundimit të detyrës në Gjykatën e Lartë. Statusi i saj kur hyri në fuqi ligji nuk ishte i qartë.

“Unë e kam konsideruar veten time si gjyqtare, pasi nuk ka pasur asnjë akt që të konstatonte përfundimin apo ndërprerjen e statusit tim si gjyqtare, por nga ana tjetër unë nuk ushtroja funksionin e gjyqtares”…

Sipas Becajt, emërimin në Apel e ka marrë pasi kishin nisur efektet e ligjit për rivlerësimin.

Por Konkretisht KPK ka relatuar se:

“Beçaj, aktualisht gjyqtare Apeli nuk ka dorëzuar në ILDKPKI deklaratën e pasurisë brenda afatit ligjor dhe as më pas, për të mundësuar rivlerësimin, duke mos përmbushur detyrimet ligjore.

Ajo nuk ka depozituar në DSIK formularin e kërkuar brenda afatit ligjor e as më pas.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, nuk ka dorëzuar ndonjë kërkesë në KPK për rivlerësimin e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale dhe nuk ka depozituar as ne KLD formularin për vetëvlerësimin profesional brenda afatit ligjor dhe as më pas”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!