Ish-“bomberat” e Partizanit e Tiranës, Xhuliano Skuka e Redon Xhixha kanë shkëlqyer ditën e sotme në miqësoret e zhvilluara me skuadrat e tyre, teksa kanë arritur të shënojnë respektivisht nga 1 gol.
Skuka, i huazuar te kampionët sllovenë të Maribor, arriti të shënojë një nga golat në fitoren e skuadrës së tij, 2 me 0, ndaj kroatëve të Slaven Belupo, duke treguar se mund të rikthehet sërish në formën e treguar në “Abissnet Superiore”, pavarësisht gjysmë-sezonit të kaluar në mënyrë katastrofike te francezët e Metz.
Në krahun tjetër, azerët e Qarabag arritën të triumfonin me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj bullgarëve të CSKA Sofia, ku progatonist absolut mund të quhet ish-“fantazisti” i “bardhebluve”, Redon Xhixha, me golin e tij të shënuar në fundin e pjesës së parë. /i.m /abcnews.al