Ish-kryeprokurori në garë për KQZ-në e re: Po vij se është edhe “Part time”! Gjiknuri: Po na nderon

schedule20:02 - 30 Shtator, 2020

schedule 20:02 - 30 Shtator, 2020

Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku kërkoi besimin e anëtarëve të përzgjedhjes së KQZ-së së re në garën që po zhvillohet, teksa ai është mes 53 kandidatëve. Sot në seancën dëgjimore ai tregoi arsyet se përse vendosi që të kandidonte.

Nëse do të votëbesohem do të bëj më të mirën për një proces të drejtë zgjedhor. Aq më tepër që është part time, që mundëson edhe mësimdhënien dhe avokatinë” tha Sollaku.

E ndërsa nuk pati ndërhyrje nga anëtarët e tjerë, kryetari Damian Gjiknuri tha se “I bën nder këtij procesi, ne të gjithë ju njohim” dhe i uroi “Natën e mirë”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!