Ish-kryeparlamentari i Kosovës kaloi ditëlindjen në qeli, dedikimi prekës i vajzës

schedule11:53 - 2 Janar, 2022

schedule 11:53 - 2 Janar, 2022

Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa ka uruar babain e saj në ditëlindjen e tij 71-të me një dedikim emocionues.

“Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot. Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI. Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije. Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!