Ish-kryeministri ukrainas: Situata shumë serioze, Putini do luftë si Hitleri

schedule19:16 - 14 Shkurt, 2022

schedule 19:16 - 14 Shkurt, 2022

Arseniy Yatsenyuk, kryeministri i Ukrainës në vitet 2014 dhe 2016, foli për BBC në Kiev. Yatsenyuk vë theksin te një zgjidhje diplomatike, por gjithçka varet nga presidenti rus Putin. Ai thotë se nëse Putini vërtet dëshiron të bëjë luftë, duhet të kuptojë se “do të mbahet mend si Adolf Hitler”.

I pyetur se çfarë mund të sjellë kancelari gjerman Olaf Scholz në negociata kur të takohet me Putinin të martën, Yatsenyuk thotë se Scholz nuk mund ta zgjidhë problemin i vetëm, por ka nevojë që bota perëndimore gjithashtu të ndihmojë. Megjithatë, ai thotë se nuk beson në dialogun me Putinin nëse nuk mbështetet nga “një qëndrim shumë i fortë, financiar, ekonomik dhe ushtarak”.

Ish-kryeministri thotë se njerëzit në Ukrainë janë nervozë për atë që do të ndodhë. Ai thotë se Ukraina është në “gjendje lufte” dhe shton se vendi i tij duhet të luftojë sepse “këtë kemi bërë në 2013 dhe jemi gati të bëjmë në 2022”.

Kur u pyet se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e minimizon kërcënimin nga Rusia, Yatsenyuk thotë se mendon ndryshe. Ai thotë se beson se situata është “shumë, shumë e rrezikshme” dhe presidenti aktual duhet t’i drejtohet popullit ukrainas në një “mënyrë të hapur dhe të vërtetë”.

Lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ai thotë se i vetmi kompromis që Putin do të pranojë është “kapitullimi i Ukrainës”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!