Ish kryeministri i Sllovakisë ka bërë thirrje që Irani të njohë ekzistencën e Izraelit, të ndalojë mbështetjen ushtarake të Hamasit dhe Hezbollahut dhe të marrë pjesë në përpjekjet e ndërkombëtarëve për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Palestinës.
Mikulas Djurinja e ka konsideruar diçka të tillë si një zgjidhje për situatën aktuale në Lindjen e Mesme.
“Irani e sulmoi Izraelin sepse nuk ka arritur ta minojë atë aq sa do të donte dhe sepse Izraeli vendosi të shkatërrojë Hamasin pas masakrës më 7 tetor.
Një arsye tjetër është se me sa duket Izraeli mbrohet në mënyrë efektive kundër organizatave që Hamasi ka mbështetur prej kohësh ushtarakisht dhe që BE-ja i ka cilësuar si terroriste (Hamasi dhe Hezbollah).
Meqenëse Hamasi dhe Hezbollahu po mposhten, Irani ka ndërhyrë menjëherë për të mos humbur “fuqinë” e tij mbi Hamasin dhe Hezbollahun.
Zgjidhja për këtë situatë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm është që Irani të njohë ekzistencën e Izraelit, që Irani të ndalojë së mbështeturi ushtarakisht Hamasin dhe Hezbollahun, si dhe t’i bashkohet përpjekjeve të ndërkombëtarëve për një zgjidhje paqësore të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Hezbollahut”, tha ai.
/abcnews.al