Ish-kryeministri serb: Serbia, nevojë për tranzicion politik

schedule14:59 - 11 Mars, 2019

schedule 14:59 - 11 Mars, 2019

Ish-kryeministri serb Zoran Zhivkoviç, që udhëhoqi bisedimet e para për Kosovën me Ibrahim Rugovën, deklaron se Ballkanit i duhet një “Dejton” i ri për të zgjidhur problemet. Ai thotë se, problemet kryesore vijnë nga qeverisja aktuale e Serbisë, e cila sipas tij pengon stabilizimin e rajonit.

Zoran Zhivkoviç, dikur ka qenë i fuqishëm. Kryeministër i Serbisë, pas vrasjes së pararendësit të tij Zoran Gjingjiç, 16 vjet më parë. Në atë kohë, Serbia përballej me një lloj kryengritje të brendshme të grupeve brenda ushtrisë dhe kjo vrasje ishte goditje për të ashtuquajturin revulucionin e 5 Tetorit, kur nga posti u largua Sllobodan Milloshevic.

Tani Zhivkoviç udhëheq një parti të re që quhet “Nova stranka”. Thotë se Ballkanit i duhet një Dejton i ri për të vënë së pari pikën mbi dhunën dhe vrasjet etnike, më pas tranzicion i shpejtë. Është bërë shumë, por është stagnuar në ndryshime.

Zoran Zhivkoviç, ish-kryeministër i Serbisë: “Kemi një Serbi që është në gjysmë hapi dhe po bëhet problem për qytetarët në Serbi dhe më pas me partnerët e saj në Prishtinë, në Bosnje, në Hungari e vende të rajonit. Krijon probleme pasi këto lloj partish mund të ekzistojnë vetëm kur situata është si në prag konfliktesh”.

Serbia thotë ka përgjegjësi për të ndryshuar Ballkanin. Si shteti më i madh ka pasur përgjegjësinë më të madhe edhe në luftë. Por, thotë se shumë serbë duan paqe dhe fqinjësi të mirë. E do një Serbi të suksesshme dhe e quan vetën patriot.

Zoran Zhivkoviç: “Në bregdet në Mal të Zi shkoj përmes Shqipërisë dhe nuk kam problem me targa serbe, në Zagreb ulem në kafene e kinema dhe nuk kam problem, por edhe në Sarajevë për gjysmë ore flas me dhjetë persona pasi unë si serb i madh nuk jam rrezik për askënd. Ne duhet të luftojmë që pjesa qytetare të marrë pushtetin në Serbi dhe të kryejmë tranzicionin”.

Zhivkoviç beson se zgjidhje për Kosovën ka, por së pari duhet krijuar standardet. Është po ndarjes.

Zoran Zhivkoviç: “Nuk kemi kushte që pas gjithë gjakderdhjeve që janë bërë gjatë viteve ‘90 ta harrojmë çfarë ka ndodhur. Edhe atyre që duan ta harrojnë u thotë dikush nga familja: çfarë ka ndodhur me vrasjet? Dhe një zgjidhje e keqe, siç është ndarja, megjithatë mund të sjellë deri tek ndërprerja e mundësive të konflikteve, natyrisht nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ish-kryeministri ka mbështetur protestat kundër presidentit aktual pasi thotë se në Serbi janë bërë gabime në mungesë të lustrimit dhe demokracia ka zgjatur pak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!