Ish-kryeministri italian: Vetëm Putin mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

schedule14:39 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 14:39 - 24 Dhjetor, 2022

Ish-kryeministri italian, Mario Draghi ka deklaruar luftësnë Ukrainë mund t’i japë fund vetëm presidenti rus Vladimir Putin. Ai tha gjithashtu se Roma ka ofruar vazhdimisht mbështetje për Ukrainën së bashku me aleatët nga G7, Bashkimi Europian, dhe NATO.

“Perspektivat për paqen janë të vështira, megjithëse shumë gjëra kanë ndryshuar kohët e fundit, kanalet e komunikimit janë hapur dhe Kina duket se është më e përfshirë në ndërtimin e negociatave.

Megjithatë, Kremlini deri më tani ka treguar se nuk dëshiron paqe. Qeveria gjithmonë ka kërkuar paqe dhe është përpjekur të lehtësojë ndërmjetësimet e mundshme, por vetëm presidenti Putin mund t’i japë fund asaj gjakderdhjeje”, tha Draghi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!