Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar: “Izolimi” i SHBA kërcënon demokracinë globale

schedule22:06 - 16 Shkurt, 2025

schedule 22:06 - 16 Shkurt, 2025

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir John Major ka paralajmëruar se demokracia është nën kërcënim.

Ish-kryeministri në një intervistë për BBC tha se politika e presidentit amerikan Donald Trump për “izolimin” amerikan po krijonte një vakum pushteti që do të favorizonte Rusinë dhe Kinën.

Sir John, tha se “nacionalizmi i shëmtuar” është duke u rritur. Komentet e tij vijnë ndërsa liderët evropianë përgatiten për të mbajtur një samit urgjent të hënën mbi luftën në Ukrainë.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të hapin bisedimet e paqes në ditët në vijim, pavarësisht shqetësimeve se vendet evropiane, përfshirë Ukrainën.

Sir John hodhi poshtë gjithashtu kritikat e fundit të Zëvendës-Presidentit të SHBA JD Vance për të dhënat e Evropës për lirinë e fjalës , duke sugjeruar se vërejtjet duhet të ishin drejtuar ndaj autoriteteve në Moskë ose Pekin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!