Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj është thirrur këtë të hënë në SPAK. Mësohet se ai ka dhënë sqarime për një tender për ujësjellësin në Bashkinë e Fierit.
Më konkretisht, Zeqaj ka dhënë sqarime në lidhje me një tender për vendosjen e matësave të ujit, por në cilësinë e personit që ka djeni për një vepër penale, si deklarues.
Kujtojmë që Zeqaj ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Patos, Kryetar i Partisë Socialiste Fier dhe si Prefekt i Qarkut Fier. Në vitin 2003 ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë Fier, detyrë në të cilën u rizgjodh përsëri në vitin 2007 dhe 2011. /abcnews.al