Ish-kreu i PS-së u qëllua me armë, Ndoka: 30 vite rival, por kurrë armik, garë politike burrash

schedule16:57 - 5 Shtator, 2021

schedule 16:57 - 5 Shtator, 2021

Ish-kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka lënë pas rivalitetin politik duke i uruar shërim të shpejtë ish-kreut të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba 54-vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

“Sherim të shpejtë Nikolin Huba!  Z.Huba është drejtues i PS, në Bashkine Vau-Dejës per dekada të tera, në pushtet dhe në opozite. Një politikan perfaqesues e kontribues në komunitet, tolerant e bashkepunues, gjithmone i qeshur dhe i dashur më të gjithe.

Kam 30 vite, që e kam kundershtar politik në atë zone, por kurrë armik, as problematik, jemi perballur politikisht, pa konflikte, pa inate, pa intriga, por thjesht garë politike burrash. Fituesit dorën, në fund! Nikolin Huba perveçse PS-në, perfaqeson një familje dhe fis më vlera në zonën tonë, njerëz të punes, të besës dhe traditës.

Ngjarja e rende kriminale, shpresoj të zbardhet dhe të mbetet, si një shije e hidhur per të gjithë. Sherim të shpejtë Niko” shkruan ai.

Huba u shpreh dje se e qëlluan dy persona që lëviznin me një motor. Sipas tij autorët mbanin skafandra në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë. Si pasojë e të shtënave me të paktën 5 plumba, Nikolin Huba u plagos në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën./ Abcnews.al