Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-kreu i burgjeve, nën hetim/ Agim Ismaili thirret në SPAK për hakerimin e e-maileve të prokurorëve

schedule12:31 - 13 Nëntor, 2025

schedule 12:31 - 13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish drejtor i pergjithshem i burgjeve është marrë zyrtarisht nën hetim nga spak per 3 vepra penale, Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, Grupi i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.

Ai dyshohet te jete pjese e grupit te personave qe ne mars te ketij vitit tentuan te hakerojne te dhenat ne emailet e prokuroreve te SPAK.

Ismaili u pyet serish ne spak kete te enjte per rreth 1 ore e 30 minuta, kete here nen shoqerine e nje avokati , ne cilesin e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime.

Pas daljes nga Spak ish-kreu i burgjeve nuk pranoi te prononcohet per mediat ndersa ne burg per kete dosje vijojne te mbahen Zambak Gjoni ish-zyrtar i burgjeve dhe Arnold Rrokaj ish-zyrtar i inspektoriatit te mbrojtes se territorit ne Vlore.

Ne kuader te hetimeve per kete dosje me heret eshte pyetur ne Spak dhe Dritan Palnikaj ish-sekretar i pergjithshem i ministrise se brendshme si dhe disa persona te tjere.

Gjate tentatives se hakerimit u nderhy ne e-mailet e prokuroreve Behar Dibra, Enkeleda Millonai dhe Elida Kaçkini si dhe ne adresen elektronike te kreut te Spak , Altin Dumani.

Sipas spak Te dhena jo sensitive dhe jo te karakterit sekret hetimor u moren dhe u shperndane tek disa persona dhe ne disa media.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!