Ish-konkurentja e “Përputhen”, Tea Trifoni shtatzënë për herë të parë

schedule15:29 - 24 Tetor, 2022

schedule 15:29 - 24 Tetor, 2022

Ish-konkurentja e Përputhen, Tea Trifoni, do të bëhet nënë për herë të parë. Sipas burimeve të IconStyle, babai i fëmijës që po pret Tea nuk është personazh publik.

Sakaq, nëse hedhim një sy në profilin zyrtar të ish-konkurrentes në Instagram, ajo i ka rralluar postimet kohët e fundit.

Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, Tea u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, në rolin e moderatores. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve që u zhvilluan, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit.

Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arjan Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj:

“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero,” u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!