Ish Zëvendës Komandanti Suprem i NATO-s për Europën, gjenerali Sir Richard Shirreff ka deklaruar se nevojitet një ndryshim themelor në strategjinë e Perëndimit për mbështetjen e Ukrainës.
Në një intervistë për BBC, gjenerali tha se strategjia e ndjekur deri tani nga Perëndimi për t’i dhënë Kievit aq ndihma sa për të mbrojtur veten, nuk do të rezultojë më e suksesshme.
“Aleatët perëndimorë duhet t’i japin Ukrainës ndihma të mjaftueshme për të mposhtur Rusinë në Ukrainë.
Forma më e mirë e mbrojtjes është sulmi. Ajo që Ukrainës i duhet më shumë se çdo gjë tjetër është koha. Ajo që rusët po përpiqen të bëjnë është t’i mohojnë Ukrainës kohën “, tha ai.
/abcnews.al