Ish-Këshilltari i Fushatës së Trump pranon se ka takuar zyrtarë rusë

schedule14:20 - 4 Nëntor, 2017

schedule 14:20 - 4 Nëntor, 2017

Ish-këshilltari I fushatës presidenciale të Donald Trrump pranoi se është takuar me zyrtarë rusë gjatë 2016. Mësohet se Carter Page gjatë dëshmisë në Kongresin amerikan është munduar të minimizojë rëndësinë e takimit.

Një ish këshilltar i ekipit të fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 pranoi, në një dëshmi para parlamentarëve amerikanë, se ka takuar zyrtarë rusë në korrik të 2016.

Më herët, në intervistat e shumta që ai i ka dhënë shtypit në muajt e fundit, Carter Page, një anëtar i ekipit të fushatës së Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, ka mohuar takimin me anëtarët e qeverisë ruse gjatë udhëtimit të tij në Moska në verën e vitit 2016. Asajkohe ai kishte deklaruar se kishte takuar “kryesisht intelektualë”, shkruan Neë York Times. Por Carter Page ka dërguar një email tek të paktën një këshilltar i fushatës Donald Trump për të komentuar mbi diskutimet e tij me anëtarët e qeverisë ruse, raporton gazeta, duke cituar një burim pranë dosjes hetimore.

Po sipas NY Times, mesazhi i dërguar nga Carter Page u lexua me zë gjatë seancës së dëgjimit të tij përpara Komisionit të Dhomës së përfaqësuesve. Komisioni po heton përpjekjet e Rusisë për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të Nëntorit 2016 në favor të Donald Trump dhe një marrëveshje të mundshme midis ekipit të fushatës së Trump dhe Rusisë. Në një intervistë me The Neë York Times Carter Page u përpoq të minimizojë rëndësinë e takimeve të tij në Rusi në verën e vitit 2016. “Përshëndeta shkurtimisht dy njerëz, kjo është e gjitha”, tha ai për NYT. Carter Page shtoi se njëri nga dy rusët që ka përshendetur është i rangut të lartë, pa dhënë identitetin e këtij të fundit./ABC News.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!