Ish-kapiteni i Napolit gati për aventurën e re të MLS, tifozët e Toronto i bëj pritjen e ngrohtë

schedule13:30 - 25 Qershor, 2022

schedule 13:30 - 25 Qershor, 2022

Lorenzo Inzigne ka zbarkuar në Toronto për të nisur kështu një aventurë të re në MLS. Fifozë të shumë të skuadrës nga MLS i kanë bërë pritjen e ngrohtë ish-kapitenit të Napolit.

Shiko VIDEON

Grupi i tifozëve mbanin në duar pankarta, teksa brohorisnin emrin e tij, me Insigne qe ishte i emocionuar, ndërsa nuk vonoi të thoshte dhe fjalët e tij të para për eskperiencën e re që do të nisë.

“Jam i lumtur që jam këtu, falë presidentit që më dha këtë mundësi. Për mua është hera e parë larg Napolit. Projekti i madh më bindi, kështu që pranova të vij këtu. E dija që do të ishte e vështirë të ndryshoja qytete, por presidenti më bindi”, ka theksuar lojtari italian.

Zyrtarizimi i Insigne si lojtari me i ri i Torontos pritet të bëhet ditën e hënë, me lojtarin që do të vendosë edhe pikat mbi “i” në MLS. /f.a/abcnews.al