Ish i internuar, piktori Leke Tasi: Domosdoshmëri që brezi i ri të njihet me dhunën shtetërore

schedule19:13 - 26 Shkurt, 2020

schedule 19:13 - 26 Shkurt, 2020

Ditët e kujtesës sjellin në vëmendje vepra artistike të lindura në kushte jo të zakonshme, në burgje dhe kampe internime. Piktori Lekë Tasi prezanton dy tablo jete, realizuara në vendinterrnim, Grabianë 30 vite më parë.

Lekë Tasi teksa rrëfen momentet e vështira të punës së krahut, me sy të lëngëzur tregon se mbrëmja i ndizte shpresën, përmes pikturës  të cilat i realizonte fshehurazi.

“Shkonim 5 km larg për të punuar, të rraskapitur, hapnin kanal në tokë të thatë. Në darkë në një kohë të kufizuar të punonim fshehurazi, në publik të ruheshim. Këtu kam dashur të jem sa më përshkrues”, shprehet ai.

Si domosdoshmeri mbetet  njohja e brezit te ri me te  shkuaren komuniste sipa tij.

“Brezi i juaj nuk e ka përjetuar dhe duhet të ketë një ide të qartë se cfarë do të thotë dhunë shtetërore”, thotë Tasi.

Drejtori i muzeut historik  kombëtar thotë se ka ardhur koha që të ketë një qasje tjetër me të shkuaren

Në ekpozitor prej qelqi në Muzeun Historic Kombëtar u prezntua edhe  këmisha  e qëndisur nga Sabiha Kasimati  në kujtim të 69 vjetorit të pushkatimit të saj sëbashku me 22 intelektual të tjerë me pretekstin e hedhjes së bombës para ambasadës së ish Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Gjithashtu u prezantuan edhe dorëshkrime dhe sende personale te artistëve   dhe klerikëve  të përdorura në burgje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!