Pas ndarjes, duket se gjërat mes Demi Lovatos dhe Max Ehrich janë përkeqësuar edhe më shumë. Ky i fundit pasi u shpreh se e mori vesh ndarjen me Lovaton nëpërmjet një tabloidi, tashmë ka hedhur akuza ndaj saj se e ka përdorur atë për qëllime marketingu.
Gjatë një video live në Instagram, aktori aludoi për fundin e papritur të fejesës së tyre dy-mujore, e cila thuhet se ishte iniciuar nga Lovato. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt ish të fejuarës, Ehrich vazhdoi: “Shpresoj që kjo t’ju bëjë të lumtur. Shijojeni. Sapo keni humbur dikë që ju ka dashur plotësisht, pafundësisht për gjithçka.”
Duke komentuar këngën më të fundit të këngëtares 28-vjeçare, që erdhi pak ditë pas ndarjes, aktori tha se: “Unë isha i dashuruar. E gjithë bota duhet ta dijë këtë. Mendova se gjeta të duhurën. Tani zbulova se isha përdorur ”, pohoi ai duke shtuar: “Por shpresoj që kënga të jetë Nr. 1 sepse e dini çfarë? Nëse kjo është ajo që dikush dëshiron në një botë materiale materiale, ja ku e ke“. xh.d/abcnews.al