Ish i dashuri: E vrava nga xhelozia. Rrëfehet ish i dashuri filipinez: Pashë mesazhe nga dikush tjetër

schedule23:05 - 4 Prill, 2025

schedule 23:05 - 4 Prill, 2025

Mark Antony Samson, 23 vjeçari filipinez që vrau ish-të dashurën shqiptare Ilaria Sula, tha para hetuesve se nuk e kishte planifikuar krimin.

Ai tregoi se teksa po hanin mëngjesin pa në telefonin e saj mesazhe të dikujt tjetër dhe nga xhelozia e ka goditur me thikë tre herë në qafë.

Marrja e tij në pyetje zgjati mbi 5 orë.

Ndaj të riut rëndojnë akuzat për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës.

Pasi e masakroi me thikë ai tentoi të zhdukte trupin e Ilarisë duke e hedhur në një luginë, pasi e kishte mbyllur në një valixhe.

Samson tha se e vrau Ilarian mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo e kaloi natën në shtëpinë e tij.

Sipas të riut filipinez, Ilaria kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij.

22-vjeçarja kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye zgjodhi që ta kalonte natën në shtëpinë e ish-partnerit të saj për të shmangur transportin publik.
Sipas Samson, të dy së fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.

23-vjeçari tha para hetuesve se e kreu i vetëm krimin ndërsa kur u pyet për rolin e prindërve të tij, që ndodheshin në banesë, ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur.

Samson tha se e hodhi trupin në makinë pasi e futi në një valixhe, duke e lënë më pas në një luginë. Ai pohoi ndër të tjera, se e kishte pastruar vendin pas krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!