Pak javë më parë, Endri Prifti bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës. Këngëtari tha se me ish bashkëshorten, me të cilën ishte ndarë pak vite pas martesës, kishin blerë një apartament që u regjistrua në emër të saj.
Kjo deklaratë solli vëmendjen e ish gruas së tij, me të cilin ka dhe një djalë, e cila theksoi se prona ka qenë në emër të saj përpara martesës. Sipas saj, këngëtari nuk e justifikon pronësinë mbi këtë apartament me të ardhurat e tij. Ndërkohë, lidhur me këtë, këngëtarja a folur së fundmi gjatë një interviste televizive.
“Unë nuk dua të them asnjë koment, unë i prisja. Unë kam një djalë me të që e kam si jetën time dhe nuk dua të them asgjë sikur një mijë të zeza të ketë ajo mbi kurriz. Nuk dua të them asgjë sepse është nëna e djalit tim. Ua kam lënë institucioneve në dorë”, u shpreh Endri.
/abcnews.al