Ish-gruaja e Alves për rastin e përdhunimit: Nuk do ta bënte kurrë këtë, e njoh prej 22 vitesh

schedule21:04 - 23 Janar, 2023

schedule 21:04 - 23 Janar, 2023

Ish-bashkëshortja e Dani Alves ka folur për akuzat ndaj tij.

Pak ditë më parë, Alves u arrestua si i dyshuar për përdhunim. Ish-futbollisti i Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit përballet me 4 deri në 12 vite burg.

Më herët u bë e ditur se vajza që akuzoi Alves për përdhunim refuzoi dëmshpërblimin dhe kërkon që Dani të shkojë në burg. Futbollisti ka dhënë tri herë dëshmi kontradiktore.

“Dani nuk do ta bënte kurrë këtë. E them këtë sepse e njoh prej 22 vitesh. Është një makth, kjo nuk mund të ndodhë vërtet.

Nuk kam pasur ende rastin të kontaktoj me të. E di që është i mërzitur, por është mirë. Unë do të bëj çmos për ta ndihmuar atë. Kjo është një tronditje për fëmijët tanë. Këta janë adoleshentë, ndaj e kanë shumë të vështirë të kalojnë atë që ndodhi. Familja e tij është në depresion sepse duan ta shohin, por nuk e gjejnë mundësinë. Avokati i tij më tha që po punonte për këtë çështje”, tha Dana Dinora.

Alves ishte i martuar me Dinorën nga viti 2008 deri në vitin 2011 dhe kanë dy fëmijë. /G.D abcnews.al/