Ish-futbollisti i Shpresave mbyll sezonin para kohe, shkak një dëmtim muskulor

schedule19:15 - 28 Prill, 2022

schedule 19:15 - 28 Prill, 2022

Ish-futbollisti i Shpresave, Aristidi Kolaj është detyruar të mbyllë sezonin para kohe. Sulmuesi shqiptarë që luan në Serinë B italiane  me skuadrën e Alessandrian ka pësuar një dëmtim muskulor të gradës së parë dhe tashmë do të mungojë në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Në këtë sezon, Kolaj ka koleksionuar 20 paraqitje me Alessandrian ndërsa në një rast ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Ish-futbollisti i Shpresave të trajnerit Alban Bushi është transferuar në këtë sezon te Alessandria, saktësisht më datë 15 korrik të vitit 2021 teksa ka një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2024. Kujtojmë se më parë, Aristidi Kolaj ka qenë pjesë e të rinjve të Sassuolos. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!