Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij u përballën me një grabitje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë për kampionatin evropian që po mbahet në Gjermani.
Makthi për 57 vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina. Baggio u përpoq të ndalonte kriminelët, por njëri nga grabitësit e goditi atë në ballë me kondakun e armës, duke i shkaktuar një plagë.
Ndërsa ai dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë, grabitësit kanë kthyer vilën përmbys duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para. Kur futbollisti ka kuptuar se grabitësit ishin larguar, ka thyer derën dhe ka lajmëruar policinë./abcnews.al