Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka emëruar ish-ekonomistin e Amazon Fatih Karahan si kreun e Bankës Qendrore të Turqisë pas dorëheqjes së Hafiz Gage Erkan.
Të premten, guvernatorja e Bankës Qendrore të Turqisë dha dorëheqjen nga detyra, siç bëri të ditur në rrjetet sociale, pas një skandali me familjen e saj.
Bankierja akuzohet nga mediat turke se i ka dhënë privilegje familjes së saj brenda institucionit financiar, gjë që ajo e ka mohuar.
Erkan shpjegon në një deklaratë se ajo i kërkoi Presidentit Tajip Erdogan që të pranonte dorëheqjen. Ajo shton se dha dorëheqjen, duke përmendur pjesërisht nevojën për të mbrojtur familjen e saj, duke ngritur pikëpyetje në lidhje me politikën agresive të shtrëngimit monetar që ajo mbrojti.
/abcnews.al