Ish e dashura e Princit Harry fton në dasmën e saj çiftin mbretëror

schedule22:00 - 21 Korrik, 2019

schedule 22:00 - 21 Korrik, 2019

Ellie Goulding, ish e dashura e Princit Harry, do të martohet së shpejti me Caspar Jopling dhe me këtë rast, ka ftuar në dasmën e saj edhe çiftin mbretëror. Dukesha e Kembrixhit, Kate, dhe Princi William kanë marrë ftesë zyrtare nga Goulding, por ende nuk është konfirmuar nëse janë të ftuar në dasmë edhe Meghan Markle me Princin Harry.

Siç shkruan “The Sun”, të ftuara nderi në dasmë do të jenë edhe Princesha Beatrice dhe Eugenie, me nënën e tyre, Sarah Ferguson.

William dhe Kate do t’i gëzohen festës, në të cilën do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur si Ed Sheeran dhe Rita Ora. Megjithatë, nuk dihet nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen pjesë e eventit nëse janë të ftuar.

Siç raportohet, ceremonia do të mbahet në praninë e 300 të ftuarëve në kështjellën Howard, mes të cilëve edhe shumë personazhe VIP. Mësohet se këngëtarja ka shpenzuar plot 20 mijë dollarë vetëm për lulet.

Princ Harry dhe Ellie Goulding u njohën në dasmën e Kate dhe William, ku Harry shoqëronte vëllain, ndërsa Goulding ishte e ftuar si këngëtare. Ata qëndruan të lidhur për dy vjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!