Ish-drejtori i policisë së Vlorës kundërshton shtyerjen e afatit të hetimit

schedule13:51 - 15 Mars, 2018

schedule 13:51 - 15 Mars, 2018

Jaeld Çela, ish-shefi i policisë së Vlorës, i shpallur në kërkim prej tre muajsh si ndihmës i grupit kriminal të “Habilajve”, kundështoi tek Krimet e Rënda zgjatjen e hetimit ndaj tij.

Përmes një avokati, Çela i tha gjykatës se nuk i ishte vënë në dispozicion asnjë nga aktet e prokurorisë ndaj tij. Prokurori i çështjes tha se nuk është ky momenti i njohjes me provat.

Ai e argumentoi zgjatjen e afatit në 20 Shkurt me kohën që i duhet prokurorisë për të pritur përgjigjet e disa letërporosive, si edhe për të transkiptuar përgjimet telefonike të kryera gjatë një periudhe 2-vjeçare.

Jashtë sallës së gjyqit, avokati i tij tha se Çela mund të vihet në dispozicion të drejtësisë nëse njihet me provat kundër tij. Seanca u shty për të hënën, ku gjykata do shprehet në lidhje me kërkesën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!