Ish-drejtori i CDC-së: Zyrtarët janë “besnikë ndaj shkencës”

schedule08:31 - 16 Shtator, 2020

schedule 08:31 - 16 Shtator, 2020

Zyrtarët e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk janë “besnikë ndaj administratës. Ata janë besnikë ndaj shkencës”, ka deklaruar ish-drejtori i CDC-së, Tom Frieden.

“Unë i njoh mirë mjekët dhe shkencëtarët në CDC”, tha Frieden në një konferencë të organizuar nga Shoqata e Sëmundjeve Infektive të Amerikës. “Ata po përpiqen me çdo kusht për mbajtur nën kontroll virusin.”

Frieden, i cili  është President dhe CEO i nismës globale të shëndetit Resolve to Save Lives, tha se CDC-ja nuk është besnike ndaj asnjë partie politike.

“Premtimi i CDC-së për popullin amerikan është që të bazojë të gjitha vendimet në të dhëna me cilësi  të lartë”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se zotimi  është pjesë e ADN-së së CDC-së. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!