Ish drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK.
ABC News mëson se pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve lidhur me tentativën e hakerimit të emaileve të prokurorëve të SPAK.
Më herët i është komunikuar edhe dy të arrestuarve Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni
Ish drejtor i përgjithshëm i burgjeve është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për 3 vepra penale, Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, Grupi i strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.
Ai dyshohet të jetë pjese e grupit të personave që në mars të këtij vitit tentuan të hakerojnë të dhënat në emailet e prokurorëve të SPAK.

