Ish-deputetja suedeze i bashkohet ushtrisë ukrainase

schedule15:32 - 27 Prill, 2023

schedule 15:32 - 27 Prill, 2023

Ish-deputetja suedeze Caroline Nordengrip ka nënshkruar një kontratë me Forcat e Armatosura të Ukrainës, sipas një njoftimi në instragram.

“Informacioni për mua duke iu bashkuar ushtrisë ukrainase është përhapur shumë shpejt. Jam shumë mirënjohës për të gjitha mesazhet që marr dhe mbështetjen nga njerëzit në mbarë globin.

Jam e përulur dhe nuk di çfarë të them. Faleminderit. Mendoni nëse ka diçka edhe të vogël që mund të bëni për Ukrainën dhe ju lutemi ndihmoni ata. Slava Ukraini [Lavdi Ukrainës]”, ka shkruar Nordengrip.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Caroline Nordengrip (@nordengrip)

Ajo shtoi se disa media raportuan se ajo ishte bashkuar me Legjionin Ndërkombëtar të Ukrainës. Por, sipas saj, kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është bërë pjesë e ushtrisë së rregullt.

Në një intervistë, ish-deputetja tha se do të shërbente në Brigadën e 47-të dhe tashmë po përgatitej të nisej për në front. Nga viti 2018 deri në vitin 2022, Nordengrip shërbeu si deputete në Partinë Demokratike Suedeze në Riksdag.

Megjithatë, ajo vendosi të ndryshojë jetën e saj vitin e kaluar kur pa dhe dëgjoi lajmet për masakrat në Irpin dhe Bucha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!