Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu.
Bllako është lënë në mësën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa ishte dënuar për aferën e inceneratorëve.
Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako ishte zyrtari i dytë që u arrestua lidhur me aferën e inceneratorëve pas Lefter Kokës.
Nga ana tjetër SPAK ka kundërshtuar vendimin e GJKKO për lehtësimin e masës ndaj ish-deputetit socialist.. SPAK thotë se ky vendim nuk është i pabazuar në prova dhe se do të ankimojnë vendimin në Apelin e Gjykatës së Posaçme.
/abcnews.al