Ish-deputeti i PD: Propagandë në vend të vaksinës, janë siguruar doza për më pak se 5 mijë persona

schedule21:29 - 20 Shkurt, 2021

schedule 21:29 - 20 Shkurt, 2021

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me fushatën e vaksinimit anti Covid që po vijon në vendin tonë.

Spahia në një reagim në Facebook shkruan se fushata e vaksinimit është një propagandë nga ana e kryeministrit Rama.

Sipas tij pavarësisht premtimeve të Ramës, deri tani janë siguruar vaksina me dy doza për më pak se  mijë persona.

Postimi i plotë:

Edi Rama është bërë qesharak teksa sillet lart e poshte si Robert Camcakëzi dhe flet për proces vaksinimi kur në fakt më i madh është shpenzimi për propagandën se numri i vaksinimeve.
Prej fillimit të janarit Edi Rama vetëm gënjen e mburret se ka siguruar me talentin prej lypësi, sasi të konsiderueshme vaksinash duke dhënë edhe afate herë në javën e tretë të janarit, pastaj në shkurt por fakt është se deri tani sipas shifrave që vetë shpërndan janë siguruar vaksina në dy doza vetëm për më pak se 5 mijë persona. Dhe sa më shumë i del në shesh gënjeshtra, aq më shumë rrit propagandën, duke u shfaqur vetë kudo ku bëhet numri modest i vaksinave, sepse mendon se do mashtrojë qytetarët kështu.

Inskenon edhe teatrin për vaksinimin e personaliteteve, por e vërteta kokëfortë është se mashtruesi që kemi për kryeministër ka siguruar vaksina vetëm për më pak se 5 mijë njerëz, kaq!
Lobimi i vonuar për sigurimin e vaksinave lidhet me modelin që ka ndjekur që në fillim të pandemisë me papërgjegjshmëri kriminale: priste dhurata e ndihma nga donatorë e miq ndërkombëtarë, ndërsa taksat e shqiptarëve i conte për koncesione e tendera sekretë për produkte me cmim disafish më të lartë se tregu.

Të njëjtën strategji edhe me vaksinën: priti dhurata, por fatkeqësisht ato nuk erdhën dhe tani Edi Ramës i kanë mbetur vetëm gënjeshtrat dhe ato po ia thotë cdo ditë shqiptarëve pa pikë turpi! Ky njeri i papërgjegjshëm po injekton propagandë në vend të vaksinës!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!