Ish-çiklisti shqiptar kandidon për këshilltar sportiv në Itali: Kam shpresa që do t’i mbledhë votat, më mbështesin tifozët e mi

schedule09:00 - 4 Qershor, 2024

schedule 09:00 - 4 Qershor, 2024

Eugert Zhupa është ish-çiklisti shqiptar që kandidon për këshilltar sportiv në ministrinë e Sporteve të Reggio Emilias. Ai ka fituar shumë çmime dhe i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët ndër vite.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eugerti ka treguar se zgjedhjet zhvillohen më 8 dhe 9 qershor dhe ka shpresa se do t’i mbledh votat. Sakaq, ai ka zbuluar se talenti për biçikletën i lindi që i vogël kur i ati i solli një të tillë nga Italia në Kavajë.

“Kam qene deri në 2019 çiklistë profesionistë. Unë kandidojë për këshilltar sportiv, nuk kam lidhje me politikën.

Këtë fundjavë, më datë 8 dhe 9 janë zgjedhjet. Duhen mbi 400 vota që të bëhem këshilltar. Kam shumë shpresa sepse këtu ka akoma tifoz që më duan si çiklist. Gjithashtu kam shpresë dhe te komuniteti shqiptar.

Pasioni për biçikletën lindi kur isha në moshë të vogël. Sepse babi im ka qene ndër të parët që shkoi në Itali dhe kur u kthye më solli një biçikletë në Gos, ku ne jetonim në fshatin e Kavajës”, u shpreh Eugerti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!