Ish bashkëshorti i Britney Spears, Kevin Federline ka publikuar një seri videosh të vjetra ku duket se këngëtarja grindet me dy djemtë e tyre. K-Fed, i cili ishte martuar me këngëtaren nga 2004 deri në 2007, ndau tre video, të cilat tregonin Spears duke qortuar djemtë, Sean dhe Jayden.
“Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, vendosëm si familje t’i postonim këto video. Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen.”, ka shkruar Federline krahas videove.
Ai shprehet se djemtë ishin 11 dhe 12 vjeç në kohën kur u realizuan videot. Klipi i parë duket se është filmuar nga një prej djemve brenda dhomës së tyre të gjumit, ndërsa Spears hyn dhe i qorton ata që nuk e respektojnë atë. Klipi i dytë është filmuar brenda një makine.
Publikimi i këtyre videove vjen vetëm pak ditë pasi ish bashkëshorti i saj, theksoi se fëmijët nuk dëshironin ta shikonin të ëmën, duke nënkuptuar se arsyeja kishte të bënte me fotot nudo që publikon në rrjete sociale.
/abcnews.al