Sokol Zhguri është një emër i dëgjuar në ekranet shqiptare, pasi është një nga balerinët më të mirë klasikë në Shqipëri. Mirëpo, jo vetëm kaq. Ai ka qenë edhe ish-banor në spektaklin ‘Big Brother’.
I ftuar ditën e sotme në ‘Abc e Mëngjesit’, Sokoli ka rrëfyer e dashurisë me bashkëshorten e tij. Por gjithashtu ndër të tjera është pyetur edhe për eksperiencën e tij në këtë kompeticion.
Lexo edhe: Nga klasa e pestë deri te lindja e djemve, çifti i balerinëve tregojnë historinë e tyre të dashurisë
Sokoli ka deklaruar se nuk e mban mend fare si eksperiencë dhe se në atë kohë i erdhi ftesa nga produksioni. Por nga që kishte shumë miq nga bota e spektalit nuk ka mund ta refuzonte.
“As nuk e mbaj mend fare se ca edicioni kam qenë. Kam qenë para 7 vitesh në ‘Big brother’. Kishim djalin e madh. Erdhi si kërkesë e produksionit dhe unë nuk mund ta refuzoja. Duke qëne se jam mësuar me kamerat nuk më bënte përshtypje. Por duke qenë se aty gjen shtresa të ndryshme njerëzish nuk u gjenda mirë”, tha ai. l.k/abcnews.al

