Një situatë e pakëndshme ndodhi gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP. Në shtëpi nisi një debat lidhur me hyrjen e Fifit brenda shtëpisë pak ditë më parë, ku pasi surprizoi Monikën, takoi dhe banorët e tjerë ndërsa i uroi fitoren dhe Donaldit.
Ishte ish banori Meridian Ramçaj, i cili doli pak javë më parë nga shtëpia, i tërhoqi “veshin” produksionit për informacionet që po futen brenda shtëpisë. Ai tha se duhet të jenë të kujdesshëm sa i përket të ftuarve ndërsa përmendi rastin e Romeos kur ai futi një 20 mijë lekësh.
LEXO EDHE: Surprizoi Monikën por i uroi fitoren Donaldit, hyrja e Fifi-t shkakton debat në shtëpi
U përfol shumë se Romeo mund t’i ketë dhënë një mesazh vëllait binjak. Ai përmendi gjithashtu dhe hyrjen e Elgit Dodës dhe rastin e Fifit pak ditë më parë, gjë që nuk u prit mirë nga Arbana, e cila tha se thashetheme të tilla do të ketë pasi është një format shumë i ndjekur. Më pas, ajo kaloi në publicitet. /abcnews.al