Balerini i njohur, Eltion Merja la shtëpinë e “Big Brother Vip” spektaklin e kaluar.
Sot i ftuar në “Ftesë në 5”, ai ka folur për eksperiencën dhe ka ndarë shumë detaje nga jeta e përditshme.
I njohur si Tokja, balerini foli dhe për historinë e dashurisë me këngëtaren, Rovena Dilo për të cilën është përfolur shumë në media.
“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj. Aktualisht jam i lidhur”, u shpreh Eltioni./abcnews.al